Angel Haze ka konfirmuar lidhjen e saj me vajzën e Alec Baldwin, Ireland Baldwin.

Ata kanë qenë të lidhur për katër muaj por më në fund kanë pranuar lidhjen e tyre.

Angel tha se nëpër media i kanë quajtur “shoqe të mira”, “shoqe për gjithë jetën”, por ka qenë vetë ajo që e ka bërë publik për të gjithë këtë lajm.

angel haze

Si duket reperja biseksuale dëshiron një lidhje të hapur dhe të tregojë preferencën e saj seksuale.

Ajo shprehet se miqtë nuk e kanë mbështetur për lidhjen e saj duke e quajtur të pështirë.

Gjithashtu as nga familja nuk ka marrë mirëkuptim dhe mamaja i ka thënë se do të digjet në ferr.

Modelja Ireland Baldwin ishte e lidhur për një vit me Slater Trout dhe babai i saj gjithashtu nuk ka një marrëdhënie të mirë me grupin LGBT.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)