'Jemi vëllezër, duhet të bashkohemi'/ Rama flet për ''Shqipërinë e Madhe'' dhe prapaskenat e Samitit të Berlinit

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për mediat serbe ka folur për Samitin e Berlinit, negociatat për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ''Shqipërinë e Madhe'', dialogu Prishtinë-Beograd, por edhe cështje të tjera. Për kryeministrin Edi Rama, shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe që duhet të bashkohen, por në BE.

"Shqipëria e Madhe është një term i krijuar, promovuar, komentuar dhe përdorur nga ata që qëndrojnë në anën tjetër të llogoreve të luftës në histori. Nuk ka Shqipëri të Madhe. Ekziston një ide e qartë se ne jemi vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe se duhet të bashkohemi.

E pashë atë bashkim si pjesë e rrugës sonë drejt BE-së dhe nëse ka diçka të madhe, është një BE e madhe. Nuk duam kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë apo Serbinë. Duhet të krijojmë një hapësirë ndryshe ku të jetohet njësoj si në Bashkimin Europian, pa kufij, për të forcuar raportet tregtare, kulturore dhe gjithçka tjetër"
tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh pas samitit të Berlinit, se Rama bashkë me Merkel dhe Macron i kishin bërë presion për heqjen e taksës për mallrat serbe. Për këtë cështje që shkaktoi replika mes dy kryeministrave ai ka folur edhe për mediat serbe.

"Edhe gjatë samitit të Berlinit, unë, kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, nuk kemi bërë presion që të hiqet taksa, por që ajo të pezullohet për të mundësuar një kapitull të ri bisedimesh. U etiketova se bëra diçka të keqe – në të dy anët. Në të njëjtën kohë, mendoj se samiti ishte shumë i frytshëm sepse krijoi një sprovë të re dhe një detyrim për të pasur një ribashkim më 1 korrik në Paris. Kjo është shumë e rëndësishme" tha ai.

I pyetur se çfarë mendon për mundësinë që homologu i tij holandez, Mark Rute, të zgjidhet president i Komisionit Evropian, Rama tha se ai është një njeri i madh dhe se nuk është rastësisht aty. "Kushdo që kryeson BE në katër vitet e ardhshme do të duhet të merret me këtë moment shumë të vështirë. Unë do të doja Mark të ishte aty sepse, siç thashë, ai është një politikan i zoti dhe evropian" tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor Alimi: 13/05/2019 18:22

    Ky Idiot kerkon Shqiperine e madhe kurse nuk ka mundesi ta mbrone Shqiperine e JUGUT.Edhe pak Shqiperija do te mbetet pa banore dote zavendsohen nga GREKET kjo dote quhet Shqiperija e madhe.

    Përgjigju
  • Boll: 13/05/2019 14:19

    Boll i prishe pune kosoves per pelqime ne fb or horr.

    Përgjigju
  • USA: 13/05/2019 12:47

    Nuk e kuptoj pse duhet te dalesh kunder BE per nje çeshtje kaq te rendesishme ne nje kohe qe qeverija apo me mire biznesi "yt"kerkon ndihmen e tyre per situaten politike ne Shqiperi dhe per me teper ato po ju mbajne me para.Edhe brekegrisur edhe mendjemadh.

    Përgjigju
  • Zhduku nga PSja MERCENAR FRRIKACAK: 13/05/2019 12:35

    Zhduku nga PSja sepse e ke marr Peng !!! FRRIKACAK , MERCENAR , HAJDUT , që po VJEDH dhe PLAÇKIT , SHQIPËRINË me të njëjtët HORRA dhe KRRIMINELË qê VIDHTE dhe GRABISTE PDja dhe LSIja !!!! ZHDUKU sepse ke FRRIKË dhe i ke mbushur BURGJET me FUKARENJË , kurse nga KRRIMINELËT dhe KRYEHAJDUTËT e VËRTETË tê PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES "TMERROHESH" dhe të ka zënë "TARTAKUTI" !! ZHDUKU dhe SHPORRU nga PSja PLEHRË ! Mos ta Pafshim SURRATIN mê kurrë FUNDËRRINË e FËLLIQUR , që i le në Baltë që të gjithë SOCIALISTAT e Vërtetë si : FATMIR XHAFAJ , SAIMIR TAHIRI , etj etj etj etj etj

    Përgjigju
  • ops: 13/05/2019 11:27

    Mos doje te thoje vllai i Vucic >

    Përgjigju
  • lu-ci: 13/05/2019 10:43

    Sa demode je, kuptove qe je provincialis primat: ku mbeten epitetet me te cilat ke ofenduar te gjithe Gegerine, apo Veriun e Shqiperise? Turp tvij, palaco vizatimor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës