Jen Aniston, ndihet e re

Jen Aniston, ndihet e re
Ajo duket sikur ka bërë një aleancë të përjetshme me rininë. Aktorja 43 vjeçare, Jennifer Aniston, ngelet përsëri në formë njësoj si Rachel, i serialit me të ndjekur amerikan “Friends”. Aniston është shprehur se ndihet  rehat dhe në mënyrë paqësore me veten. “Unë nuk e ndjejë fare moshën time, çdo ditë e më shumë ndihem e re”, ka thënë bukuroshja Aniston në një intervistë për revistën ‘InStyle”. Ajo ka pohuar gjithashtu se ndihet shumë e lumtur edhe me lidhjen e saj të re me aktorin Justin Theroux . “Jemi shumë të lumtur së bashku, duam të takojmë miq, të dalim të udhëtojmë, dhe këtë vit do ti praktikojmë shumë udhëtimet”, është shprehur Jen Aniston.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri