Partizani do të luajë të hënën ndeshjen e javvës së dhjetë të Superligës ndaj Kukësit, një sfidë e cila është konsideruar si më e rëndësishmja e këtij raundi. Fillimisht ka patur ankesa për tifozët për ditët e zgjedhur, por së fundmi ato janë shtuar edhe për shkak të çmimit të biletave.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit njoftoi sot për çmimet, ku binte në sy se bileta më e lirë kushtonte 500 lekë dhe jo 300 sa ç’është zakonisht.

Postimi i klubit të Partizanit

➡️INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE
⚽FK PARTIZANI – KF KUKËSI