TIRANË- Një i ri me rreth 2000 dollarë false mendoi se do "ia hidhte" punonjëses së ''Exchange' në Tiranë, por plani nuk i shkoi siç e kishte menduar. I veshur me një xhup të zi, ai është futur me qetësi në 'Exchange', madje edhe duke u përpjekur që të krijojë afrimitet me punonjën, por kjo e fundit e kuptoi se diçka nuk po shkonte sapo preku dollarët. I riu e kuptoi që u zbulua nga shikimi i dyshimtë që punonjësja i dha, teksa patën edhe një debat mes njëri-tjetrit. E gjitha duket qartë në videon që ka siguruar gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ku i riu thotë se i "ka marrë dollarët nga banka", por më pas tërhiqet pas kërcënimit që shitësja i bën se do të njoftojë policinë.
I riu: Si kalove...po flisje, po haje bukë?
(Punonjësja shikon lekët)
I riu: Ca ka?
Punonjësja: Ku shkon me këto?
I riu: Urdhëro, si ku shkoj?
Punonjësja: Se janë false të gjitha?
I riu: Je mirë?
Punonjësja: Ti sjell false dhe thua a jam mirë unë, apo të telefonojë policinë dhe të shohim kush është mirë ti apo unë
I riu: Janë marrë nga banka
Punonjësja: Janë marrë nga banka?
I riu: A ka mundësi që të mi japësh lekët mbrapsht?
Punonjësja: Pse i sjell në këtë zyrë false
(I numëron, i dalin rreth 2000 dollarë)
I riu ikën me shpejtësi
I riu është larguar, por që më vonë është arrestuar nga Policia, e bashkë më të edhe 2 të tjerë. Mësohet se në pranga ka rënë Viard Kotori 29 vjeç, banues në Tiranë, Etmond Dokushi, 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë. Mësohet se treshja e të rinjve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 $, që nëse nuk do ishin kapur do të ishin gati për t'u hedhur në treg, si edhe një makinë.
Dollaret e sekuestruara
Autori
Makina e autorit
Zbardhet biseda mes punonjëses së 'Exchange' dhe të riut me dollarë fals.
I riu: Si kalove...po flisje, po haje bukë?
(Punonjësja shikon lekët)
I riu: Ca ka?
Punonjësja: Ku shkon me këto?
I riu: Urdhëro, si ku shkoj?
Punonjësja: Se janë false të gjitha?
I riu: Je mirë?
Punonjësja: Ti sjell false dhe thua a jam mirë unë, apo të telefonojë policinë dhe të shohim kush është mirë ti apo unë
I riu: Janë marrë nga banka
Punonjësja: Janë marrë nga banka?
I riu: A ka mundësi që të mi japësh lekët mbrapsht?
Punonjësja: Pse i sjell në këtë zyrë false
(I numëron, i dalin rreth 2000 dollarë)
I riu ikën me shpejtësi