'Jeni shumë i ndjeshëm, kjo nuk ju shërben se po merreni me vogëlsira...' horoskopi për ditën e sotme

'Jeni shumë i ndjeshëm, kjo nuk ju shërben se po merreni me vogëlsira...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Gjërat po vijnë duke u përmirësuar për të lindurit e shenjës për faktin se Hëna është në pozicion të favorshëm për ju, ndaj përfitoni nga kjo për raportin tuaj dashuror. Në punë situata duket e sikletshme sepse ju po bëni të vështirin/ën gjë që duhet ta shmangni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Lidhja juaj ka probleme, ju nuk jeni i qartë për atë që doni në këtë marrëdhënie që keni, duhet të qartësohen fillimisht me veten dhe më pas të flisni sinqerisht me të. Në punë, mendja ka shkuar larg, në vitin 2023. Ju bren në çdo moment se çfarë do të bëni vitin që vjen.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Gjërat më dashuri duken paksa mbytëse, ju ndjeni nevojën e një pavarësie dhe individualiteti dhe pse jeni në një raport. Këto shoqërohen dhe me ndikimin që po jep Hëna pasi ka prekur shenjën tuaj. Në punë, duket se është koha për të ecur drejt diçkaje të re.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Histori të reja dashurie po shfaqen dhe janë shumë intriguese, mos i humbisni. Në punë mund të ndryshoni kurs.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Hëna nuk është kundër, ka më shumë vullnet për veprime konkrete në sferën e dashurisë. Në punë filloni të nxirrni veten në pah, keni vlera.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Jeni shumë i ndjeshëm, aq sa mund të merrni majë më majë fjalët, por kjo nuk ju shërben pasi po merreni dhe me vogëlsira. Në punë është një periudhë e ngarkuar me angazhime, po ju shkakton stres.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Ndër personat që janë në një lidhje, disa kanë përjetuar krizë, por tani gjërat po rregullohen. Ditë me ngarkesë të plotë në punë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Hëna nuk është më përballë dhe për rrjedhojë nuk është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj. Çiftet që kanë kohë së bashku do të duhet të zgjidhin keqkuptimet që u kanë lindur. Punët e reja janë burim stresi.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri ka shumë tension. Duhet të përpiqeni të relaksoheni dhe të rrini larg diskutimeve. Edhe në punë, kjo e premte duket të jetë plot stres.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Është një e premte kjo, ku gjërat në lidhje po ravijëzohen sepse partneri/ja juaj do të rrëfehet me sinqeritet. Në punë, shfaqen projekte të reja me kolegët.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Ndryshe nga shenjat e tjera, ju të Ujorit, këtë të premte shfaqeni me diskutime si në aspektin dashuror ashtu dhe atë profesional. Por, dashuria la dalë në plan të dytë sepse ka probleme pune për t’u zgjidhur.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kjo e premte fillon me shumë shqetësime në marrëdhënie. Edhe në punë gjërat nuk duken mirë sepse një kërkesa e juaja nuk do të dëgjohet.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët