Në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Ambasada e SHBA në Tiranë organizoi një aktivitet të posaçëm për të promovuar vlerat themelore të demokracisë amerikane, me fokus të veçantë në lirinë e shprehjes dhe rolin e shtypit të lirë.
Gazetarët ndër të tjera diskutuan përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë me reporteren politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary.
Gjatë fjalës së saj ajo nënvizoi se gazetarët janë sytë dhe veshët e popullit.
“Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara - e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit", thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Komente












Fillojeni nga vetja.Nje vend ku shfaqjet e Stephen Colbert e Jimmy Kimmel anullohen,ku Bill Owens,producenti ekzekutiv i /60 minutes/ beri doreheqjen ne shenje proteste per nderhyrje ne pavaresine e emisionit,ku disa punonjes te /Washington Post/bejne doreheqje per te njejten arsye:pavaresine,ku NYT,Penguin Random House,CBS News,Paramount jane hedhur ne gjyq nga Trump per miliona dollare per arsyet nga me absurdet,ku ANTIFA (grupi antifashist)do te cilesohet nga Trump si /organizate terroriste/,ku ushtaret ne rruget Los Angeles,apo Washington D.C e shpejt dhe ne Chikago e Memphis.Tennessee te kujtojne Shqiperine e 97',nuk mund te diskutoje ne nje vend si Shqiperia per amendamentin e pare.Ne ishim ne ate /tunel/ e po luftojme te dalim.ju s'keni qene asnjehere brenda tij deri sot e tani po e shikoni veten ne hyrje te tij.
Përgjigju