Emanuela Rose është lodhur nga burrat, ndaj siç deklaroi ajo në një emision televiziv në Londër ka filluar të kryejë marrëdhenie seksuale me alienë.

Ajo pretendon se ka takuar dashurinë e saj të jetës dhe ai është...një alien.

Në emisionet televizive ku shfaqet dhe flet për jetën e saj, ajo mban gjithmonë në dorë një alien plastik ngjyrë jeshile.

"Unë nuk mund të udhëtoj shumë larg sepse trupi im njerëzor nuk mund të bëjë udhëtime të largëta në planetin e tij në galaktikën Andromeda, por ne shkojmë në kinema dhe gjëra të tjera dhe ai merr një formë tjetër, padyshim që njerëzit të mos e shohin.”, shprehet ajo.

Ajo tha se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me partnerin e saj alien dhe se është shumë e kënaqur.

“Me një alien do të harroni tokësorët. Nëse jeni të lodhur nga meshkujt, ju rekomandoj alienët”, tha ai.

Ajo tha se është e lumtur dhe se po mendon të martohet me alienin.