Aktorja amerikane, Jennifer Aniston është shprehur se, ndihet e lumtur për fejesën e ish bashkëshortit te saj, Brad Pitt dhe aktores Angelina Jolie.Ylli i serialit “Friends”, ka pohuar gjithashtu se është mjaft e kënaqur që ata së shpejti do të martohen. Një burim është shprehur për HollywoodLife.com se, ‘Jen është shumë e lumtur për martesën e tyre, pasi edhe ajo është shumë e dashuruar me të dashurin e saj, aktorin Justin Theroux.” Ai ka pohuar gjithashtu se, “nuk do të çuditej nëse ajo do të shkonte në dasmën e tyre”.
SU/ Shqiptarja.com