Jennifer Aniston kundër një filmi për “Friends”

Jennifer Aniston kundër një filmi për “Friends”
Aktorja e famshme e serialit “Friends” Jennifer Aniston është shprehur se realizimi i një filmi për këtë serial i cili ka zgjatur për 10 vjet do të ishte pa sens. “Nuk mund ta konceptoj një film “Friends”, të paktën jo në vitet e ardhshme. “Friends” është një serial që i ka argëtuar të gjithë nga televizori i shtëpisë së tyre. Ai nuk duhet të zhvendoset në kinema. Mendoj se do të ndryshonte atë që vetë seriali është në thelb”. -ka thënë Aniston. Ajo gjithashtu u shpreh se në qoftë se seriali do të kishte vazhduar Ross dhe Rachel me siguri do të qëndronin të lidhur së bashku si dhe do të kishin fëmijë të tjerë. Shfaqja ka patur për protagonistë edhe emra të tjerë të njohur si Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matt Le Blanc dhe Matthew Perry, të cilët u shndërruan në personazhe të dashur në të gjithë vendet ku u trasmetua seriali.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane