Aktorja e njohur Jennifer Aniston mësohet të jetë shtatzënë. Tabloidet e huaja e kanë publikuar këtë lajm së bashku me shtatzëninë e Dukeshës Middleton.

Megjithatë Aniston ende nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit për mediat, thuhet se ajo e ka pranuar pritjen e fëmijës së parë për bashkëpunëtorët e saj.

Ajo dhe i fejuari i saj Justin Theroux pritet të lidhen në martesë gjatë këtij muaji.

Jennifer Aniston është një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit duke kujtuar këtu edhe rolin e saj më të suksesshëm në serialin “Friends”.

(xh.k/shqiptarja.com)