Jennifer Lopez ka shuar çdo zë rreth zhurmës se i dashuri i saj Casper Smart e ka tradhëtuar me një transeksuale.

Çifti janë parë së bashku në plazhin Laguna të Kalifornisë duke marrë rreze.

Ata nuk kishin nevojë për çadër, as shezlonge, por kanë preferuar të qëndrojnë të shtrirë në peshqirët e tyre me diellin mbi kokë.

jennifer lopez

I dashuri i saj i cili është 17 vite më i ri se këngëtarja ka zbuluar një tatuazh në këmbën e tij të majtë.

Ndërsa J-Lo dukej seksi me një palë bikini të bardha. Çifti kishin marrë masat mirë dhe ishin rrethuar nga shishe uji.

Pak ditë më parë u përfol se Casper e tradhëtonte këngëtaren me një transeksuale, por ka qenë vetë ai që ka kundërshtuar çdo akuzë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)