Jennifer Lopez, gati dasma e rradhës?

Jennifer Lopez, gati dasma e rradhës?
Këngëtarja Jennifer Lopez ka gjasa të shkojë sërish drejt altarit. Revista amerikane Star, raporton se këngëtarja dhe i dashuri i saj i ri, Casper Smart, kanë diskutuar për martesë të mundshme. Edhe pse nuk flitet për një datë konkrete, lidhja e tyre ka gjasa të finalizohet në martesë, sigurisht nëse Marc Anthony, do të firmosë sa më parë divorcin, në të kundërt artistja duhet të presë ende. “Gjithçka varet nga divorci me Anthony, nëse ai pranon të firmosë, Lopez do të martohet me të dashurin e saj aktual Casper Smart. Ajo ndihet e lumtur nga lidhja, pasi po sheh se Smart di të përkujdeset për dy binjakët, prandaj shumë shpejt do të jetë gati për martesën”-thekson një burim.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza