Jens Stoltenberg: Ushtarakët
turq kërkojnë azil në NATO

Jens Stoltenberg: Ushtarakët<br />turq kërkojnë azil në NATO
Turqia me çështjen e saj të komplikuar tashmë prek edhe NATO-n.
 
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike, Jens Stoltenberg deklaroi se disa zyrtarë turq që punojnë në komandë kanë kërkuar azik në vendet ku punojnë dhe jetojnë.
 
Ai shtoi se kërkesat për azil do të vlerësohen dhe do të vendoset nga secili vend anëtar i përfshirë në çështje.

“Kemi asistuar me një seri ndryshimesh në strukturat e Natos ku është përfshirë dhe stafi turk, por është Turqia që duhet të vendosë se kush do të mbulojë postet brenda strukturës ushtarake” u shpreh Stoltenberg.
 
Bëhet fjalë për dezertime nga rradhët e zyrtarëve të lartë të forcave të armatosura të cilët punojnë jashtë dhe ndihen të kërcënuar pas dështimit të grushtit të shtetit në 15 korrik 2016.
 
Sekretari do të përballet direkt me qeverinë turke gjatë një vizite në Bosfor.
 
Por në Stamboll raprezaljet nuk ndalen. Së fundmi janë ndaluar 103 akademikë, 73 prej të cilëve janë arrestuar.
 
Pas 15 korrikut janë pushuar nga detyra rreth 110 mijë persona, funksionarë publik, policë, ushtarë.
 
Të gjithë të akuzuar se kanë lidhje me imamin Gylen i akuzuar si ideatori i puçit të shtetit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror