Jep dorëheqjen ministri britanik
shkak vonesa në parlament

Jep dorëheqjen ministri britanik<br />shkak vonesa në parlament<br>
Një ministër i qeverisë britanike ka dhënë dorëheqje vetëm pse nuk ishte prezent në Shtëpinë e Lordëve, ku do të duhej të ishte që të jepte përgjigje për një pyetje, dhe më pas është larguar nga dhoma, raporton The Gardian.

Michael Bates, është që nga viti 2016 ministër i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ai ka paraqitur kërkesën për dorëheqj por kjo është refuzuar, dhe me sa duket Bates do të vazhdoj të ushtroj ende postin e ministrit.

Dorëheqja e tij konsiderohet më e çuditshmeja e cila ka ndodhur vitet e fundit në Britani.

Bates është pjesë e Shtëpisë së Lordëve që nga vitit 2008, u ngrit në këmbë për të thënë se nuk ishte prezent në vendin ku i është kërkuar të jep një përgjigje koleges së tij laburiste Ruth Lister.

“I kërkoj falje Baroneshës Lister që nuk isha prezent për t’i dhënë përgjigje pyetjes së saj për një çështje shumë të rëndësishme, ndihem i turpëruar që nuk isha present në sallë”, është shprehur ai, dhe si rezultat i kësaj ai ka dalë jashtë seancës duke bërtitur.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut