Jep dorëheqjen një nga
kryeredaktorët më jetëgjatë të Shekullit

Ka vite të tëra që e përditshmja Shekulli është identifikuar më së shumti me vetëm një emër gazetari, me Adrian Thanon, i cili qysh nga dita e sotme nuk do të jetë më kryeredaktor i saj. Ka dhënë dorëheqjen...

Shumëkush e ka braktisur anijen ‘Kokëdhima’ në këto kohë të vështira, por ish menduar se Adrian Thano do të ish i fundit që do largohej nga gazeta Shekulli. Marrëdhënia Kokëdhima-Thano ka qenë një nga më të jetëgjatat e më të qëndrueshmet ndër marrëdhëniet e shumta botues-gazetar në Shqipëri. Thano ka qysh në vitin 1999 që punon për Shekullin, e qysh nga viti 2006, duke marrë stafetën nga Robert Rakipllari, ka mbuluar detyrën e kryeredaktorit; dorëheqjen, i kapur në telefon nga respublica.al, nuk ka dashur ta komentojë.

(respublica.al/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal

Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal