Jep dorëheqjen një tjetër
ndihmës i presidentit Trump

Jep dorëheqjen një tjetër<br />ndihmës i presidentit Trump
Ndihmësi për sigurinë kombëtare i Presidentit Trump, Sebastian Gorka, duket se ka dhënë dorëheqjen, duke bërë që edhe një tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të largohet prej andej.

Në letrën e dorëheqjes së tij, të siguruar nga disa media, Gorka thotë se "ai nuk kishte qenë dakord me vendimin e Presidentit Trump për dërgimin e një numri më të madh trupash në Afganistan" dhe kishte patur rezerva për drejtimin që po merr politika e jashtme të adminsitratës.

Gorka shkruan në letër se ai "ishte i pakënaqur, që gjatë muajve të fundit nga Shtëpia e Bardhë ishin larguar njerëz që mishëronin politika për ta bërë Amerikën përsëri madhështore”.

Ndërsa Gorka thotë se ka dhënë doërheqjen, sipas disa burimeve mediatike, atë e kanë shkarkuar nga detyra.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale