Drejtoresha e Komisionit të Prokurimit Publik Evis Shurdha mësohet se ka dhënë dorëheqjen një vit para mbarimit të mandatit. Pas dorëheqjes, Kryeministria ka hapur menjëherë garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri Komisionit të Prokurimit Publik. Në njoftimin e Kryeministrisë ftohen të gjithë kandidatë e interesuar drejtimin e institucionit që vlerëson ankesat për tenderat që të dorëzojnë dokumentacionin brenda datës 26 qershor të këtij vitit, duke nënkuptuar një proces të përshpejtuar zëvendësimi.
Evis Shurdhës i mbaronte mandati në shtator të vitit 2021. Shurdha u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik në shtator të vitit 2016. Ligji për prokurimet, në nenin 19/2, pika 6, parashikon që mandati i kryetarit dhe i anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik është pesë vite, pa të drejtë rizgjedhje.
Ndërkaq, nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur gjatë mandatit të Evis Shurdhës është çështje e Unazës së Madhe, me skandalin e kompaninë fantazmë “DH Albania”, që fitoi tenderin me dokumente të falsifikuara si dhe koncesioni i tunelit të Kardhiq-Delvinës që u ankimua në KPP.
Tenderi i tunelit Kardhiq-Delvinë ishte më vlerë 19 milionë euro dhe kompania ‘Gjoka Konstruksion’, pasi garoi e ankimoi vendimin në KPP. Komisioni e konsideroi fituese ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa Ministria e Infrastrukturës e anuloi tenderin. Më pas dha dorëheqjen drejtoresha e Autoritetit Rrugor, Sonila Qato.