Jep dorëheqjen drejtoresha e prokurimeve Evis Shurdha, i mbaronte mandati në shtator 2021

Drejtoresha e Komisionit të Prokurimit Publik Evis Shurdha mësohet se ka dhënë dorëheqjen një vit para mbarimit të mandatit.  Pas dorëheqjes, Kryeministria ka hapur menjëherë garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri Komisionit të Prokurimit Publik. Në njoftimin e Kryeministrisë ftohen të gjithë kandidatë e interesuar drejtimin e institucionit që vlerëson ankesat për tenderat që të dorëzojnë dokumentacionin brenda datës 26 qershor të këtij vitit, duke nënkuptuar një proces të përshpejtuar zëvendësimi.

Evis Shurdhës i mbaronte mandati në shtator të vitit 2021. Shurdha u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik në shtator të vitit 2016. Ligji për prokurimet, në nenin 19/2, pika 6, parashikon që mandati i kryetarit dhe i anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik është pesë vite, pa të drejtë rizgjedhje.

Ndërkaq, nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur gjatë mandatit të Evis Shurdhës është çështje e Unazës së Madhe, me skandalin e kompaninë fantazmë “DH Albania”, që fitoi tenderin me dokumente të falsifikuara si dhe koncesioni i tunelit të Kardhiq-Delvinës që u ankimua në KPP.

Tenderi i tunelit Kardhiq-Delvinë ishte më vlerë 19 milionë euro dhe kompania ‘Gjoka Konstruksion’, pasi garoi e ankimoi vendimin në KPP. Komisioni e konsideroi fituese ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa Ministria e Infrastrukturës e anuloi tenderin. Më pas dha dorëheqjen drejtoresha e Autoritetit Rrugor, Sonila Qato.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rënia e euros, ekspertja për Report Tv: Do arrijë vlerën nën 100 lekë! Në korrik ulje më e madhe, Banka e Shqipërisë të ndërhyjë

Rënia e euros, ekspertja për Report Tv: Do arrijë vlerën nën 100 lekë! Në korrik ulje më e madhe, Banka e Shqipërisë të ndërhyjë