Ka dhënë dorëheqjen drejtori i spitalit 'Shefqet Ndroqit' (ish-COVID 2) Perlat Kapisyzi. Pas lirimit të tij nga detyra pas dhënies së dorëheqjes, drejtoreshë e spitalit është komanduar mjekja Silvana Bala.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit, po kujtojmë se Shefqet Ndroqi ka shërbyer si spital COVID për trajtimin e pacientëve me koronavirus për më shumë se një vit. “Shefqet Ndroqi” i është kthyer normalitetit më 18 qershor të këtij viti dhe nuk pret më pacientë të infektuar me COVID-19.