Ajo u emërua në këtë detyrë në vitin 2013. Largimin nga detyra Fshazi e ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
“Ka qene një ëndërr që gati askush si besonte, nje pune e pafund, pa pushim real as në maternitet.
Por duhet nje pike a presje per çdo gje gjithsesi, e njeren nga keto e vura sot si drejtor i pergjithshem i COD”.
Me shume detaje rreth nje pune historike e fantastike, dalengadale, ne kohen e duhur, gjithesesi”.
“Per çdo gje ju lutem vijoni me ekipin!”.
Qendra për Hapje dhe Dialog u krijua si rezultat i iniciativës së Kryeministrit Edi Rama. Objektivi ishte të transformohej një pjesë e selisë së Këshillit të Ministrave në një hapësirë në shërbim të qytetarëve, që të përçojë mesazhin e hapjes, transparencës dhe transformimit. Përkthimi i këtij objektivi në projekt konkret ka qenë, pa dyshim, një punë ku e ku më sfiduese. Falma Fshazi ishte drejtuesja e aktiviteteve te ndryshme qe u organizuan ne keto vite ne kete qender.
(Falma Fshazi, ish-drejtoreshë e COD në Kryeministri)
(Postimi në Twitter)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com