TIRANE-Jep dorëheqjen kryetari i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) Eltar Deda. Ai nuk ka dhënë argumente në letrën e dorëheqjes, ndërsa përmes një statusi në Facebook falënderon ata që e mbështetën gjatë periudhës që drejtori këtë institucion.

Falenderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.

Eltar Deda

Eltar Deda u emërua në postin e kryetarit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që në mandatin e parë të qeverisë Rama, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë se kush do ta zëvendësojë në këtë post ish-deputetin e PS.