Zëvendësi i Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Rod Rosenstein, tha se do të largohet nga posti javën e ardhshme, pas një periudhe të trazuar dyvjeçare.
Dorëheqja e tij u bë e pashmangshme pasi raporti i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, përfundoi në mars dhe u publikua gati dy javë më parë.
Rosenstein thonte në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Presidentit Trump se ai do të largohet nga posti më 11 maj, pa dhënë asnjë arsye për këtë veprim të tijin.
Periudha e qëndrimit të zotit Rosenstein në postin e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm u shoqërua me polemika, në mesin e të cilave mbi një memorandium ku ai i rekomandonte Presidentit Trump shkarkimin nga detyra të drejtorit të FBI-së James Comey dhe lidhur me emërimin prej tij të Prokurorit Mueller për të hetuar bashkëpunimin e dyshuar të fushatës Trump me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane./ VOA