Jep dorëheqjen ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley

Jep dorëheqjen ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley

Ish-ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley

Dorëhiqet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Ajo e ka lënë Shtëpinë e Bardhë me një zë më pak republikan në kabinetin e Punëve të Jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump. Ish-guvernatorja nga Karolina e Jugut, Nikki Haley është e njohur për qëndrimet e saj kritike në fillim ndaj presidentit aktual amerikan, Donald Trump, por ky i fundit në 2016 e propozoi për ambasadore në OKB. 

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ajo kishte paralajmëruar presidentin Trump se tendenca e tij për t’i goditur vazhdimisht kritikët mund të shkaktojë luftë botërore. E bija e emigrantëve nga India favorizonte tregjet e lira dhe tregtinë globale. Shpeshherë ajo është përplasur edhe me shefin e saj, sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, i cili disa herë i kishte kërkuar asaj që t’i qartësonte qëndrimet e saj publike lidhur me Uashingtonin,

Haley në Kombe të Bashkuara kishte qenë një nga zërat më të fuqishëm kundër dhunës në shtetet e lindjes, sidomos në Siri, ku kundërshtonte fuqishëm gjenocidin që po ndodhte atje për disa vite me radhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 09/10/2018 20:42

    Iku dhe kjo bushtra... edhe mbiemrin e kishte “hale”....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja