TIRANE- Gjatë mbledhjes së kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka miratuar të drejtën e kalimit të pronësisë mbi truallin për 550 objekte pa leje të ndërtuara në tokë shtet apo të privatëve. Në këtë mënyrë zotëruesve të objekteve u lind e drejta e legalizimit të objektit dhe përfitimit të pronësisë pas shlyerjes së detyrimit financuar për truallin.

“Shqiptarja.com”, publikon emrat e 550 qytetarëve që duhet të paraqiten pranë sporteleve të ALUIZNI-it për të kryer procedurat e legalizimit të objekteve. Në vendim këshilli i Ministrave përcakton se zyrat e regjistrimit të pasurive nuk duhet të bëjnë ndryshime në pronësinë e këtyre trojeve deri në përfundim të procedurave të legalizimit.