DURRES - Kompania turke “Kurum” do të administrojë për 35 vjet terminalin e kontenierëve në qytetin e Durrësit. Ky koncesion u firmos sot nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi, i cili theksoi se dhënia me koncesion e terminalit do të sjellë zhvillimin e Portit të Durrësit. Sipas ministrit, kompania “Kurum|” e njohur në vendin tonë për prodhimin e çelikut, por edhe me një licencë në fushën e energjisë elektrike, do të investojë 35 milionë dollarë në terminalin e kontenierëve përgjatë 35 viteve të zhvillimit të koncesionit.
Ministri nënvizoi se koncesioni “nuk do të ketë impakt negativ social, pasi ai parashikon që të gjithë punonjësit e Trminalit të kontejnerëve do të vazhdojnë të punojnë, tanimë jo si punonjës së portit detar, por si punonjës të Terminalit të kontejnerëve me koncesionin Kurum.”
“Jam i bindur që Kurum që është një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend, do të dijë në bashkëpunim me partnerët e tyre maltezë ta administrojë këtë koncesion në mënyrën më të mirë të mundshme për të rritur përfitimin ekonomik të Terminalit, i cili ndahet në një mënyrë shumë të mirë mes shtetit, APD dh e vetë shoqërisë”, deklaroi Olldashi.
Gjithashtu, sipas ministrit të Transporteve, 21% e të ardhurave do t’i kalojnë Portit të Durrësit, 2% i shkon buxhetit të shtetit dhe pjesa që mbetet, shoqërisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com