Jepnin diploma false kundrejt
shpërblimit, pranga drejtorëve

Jepnin diploma false kundrejt<br />shpërblimit, pranga drejtorëve
TIRANE-Nuk kishte rëndësi nëse ndiqje rregullisht orët e mësimit, ishe apo nuk ishe nxënës i asaj shkolle, mjaftonte të jepje një shumë nga 200 mijë- 400 mijë lekë të reja, dhe diplomën e shkollës së mesme në Krastë të Martaneshit e kishe në dorë.

Skema u zbulua nga specialist të Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Tiranë të cilët vunë në pranga drejtorin aktual të kësaj shkolle, dhe ish drejtorin e saj.
Policia ka arrestuar nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funkione publike si dhe shpërdorim detyre drejtorin e shkollës së mesme të Përgjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, Bashkim Allman Leti, 40 vjeç.

Kadri Hasan Gjoni, 48 vjec, banues në Tiranë, ish Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, aktualisht me detyrë mësues i lëndës së Historisë në Shkollën 9 – Vjeçare Yzberisht. Në pranga ka përfunduar dhe Sajmir Met Levonja, 36 vjec, banues në Tiranë

SKEMA E FALSIFIKIMIT
“Këto shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, pasi merrnin kontakte me persona të interesuar të cilët nuk kishin përfunduar shkollën dhe të interesuar për të marrë dëftesa të shkollës së mesme, shtetasit e sipër cituar j’a mundësonin këtë shërbim, kundrejt përfitimit të shumave të parave që variojnë nga 200 000 deri më 400 000 lekë të rinj.” –thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së policisë së Tiranës

Nga të dhënat e hetimit është zbuluar se Sajmir Levonja, bënte të mundur gjetjen e personave të interesuar për të përfunduar shkollën e mesme ndërsa dokumentacionin përkatës, i’a dorëzonte Kadrit Gjoni, ish Drejtor pranë Shkollës së Mesme “Jani Fullani”, i cili duke shfrytëzuar më pas lidhjet miqësore me drejtorin aktual të shkollës, Bashkim Letin, realizonin në bashkëpunim nxjerrjen e diplomave të shkollës së mesme dhe vertetime të ndryshme pranë kësaj shkolle.
Nga kontrolli i banesës së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumenta shkollore të personave për aplikim për studime të shkollës së mesme, vërtetime të ndryshme shkollore, një shumë e konsiderueshme parash, të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

PROVAT
Njësia Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po punon për dokumentimin e plotë ligjorë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve dhe personave të tjerë të implikuar. Dokumentacionet e gjetura të sekuestruara dhe materialet hetimore e proceduriale ju dërguan Njësisë Task Forcë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, vepra këto të parashikuara nga nenet 245 të Kodit Penal. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot