Jepnin leje qëndrimi në mënyrë të
jashtëligjshme,arrestohen 25 persona

Jepnin leje qëndrimi në mënyrë të<br />jashtëligjshme,arrestohen 25 persona
GREQI-Policia greke ka arrestuar 25 persona, mes të cilëve një polic dhe tre fuksionarë të prefekturës, të cilët akuzohen për dhenien të paligjshme të qindra lejeve të qëndrimit.
 
Sipas të dhënave të publikuara nga policia greke, grupi ishte i organizuar nga një shtetas ukrainas dhe u ofronte shtetasve të Evropës Lindore mundësinë për të marrë kontrata martesore me shtetas grek.
 
“Dy noterë dhe një avokat bëjnë pjesë mes të akuzuarve, mes të cilëve dhe 18 grekë”, thuhet në deklaratën e policisë greke.
 
Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar më shumë se 150 kontrata martesore të paligjeshme nga të cilat personat që ishin përfitues do të përfitonin leje qëndrimi 1-vjeçare.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane