TIRANË- Pas publikimit të video skandalit, ku LSI tentonte të blinte vota për zgjedhjet e 25 prillit, SPAK ka ndaluar aktivistin e kësaj force politike, Elis Babo, e ndërsa vijon që të jetë në kërkim kandidati për deputet Etion Jaku.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se uniformat blu kanë ushtruar disa kontrolle për kapjen e kandidatit për deputet i cili renditet e 22-ti në listën për Tiranën, por pa rezultat. Ndaj këtij rëndon akuza për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi u filmua duke i dhënë 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedonte edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, edhe pse ai e ka mohuar një gjë të tillë duke e quajtur montazh dhe se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore, por pas 25 prillit.
Nda ana tjetër, për Elis Babon rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, ku në video i premtonte punësim qytetarit pas zgjedhjeve, madje përmendte edhe emrin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. "Tako Monikën, fol me Monikën", dëgjohej të thoshte ai në video. Bazuar në pamjet filmike SPAK ka nisur procedimin penal pasi këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore. Bazuar në pamjet filmike SPAK ka nisur procedimin penal pasi këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale "Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës. Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit E. J. Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, njofton policia.
Akoma nuk eshte dorezuar ky spurdhjaku?
Përgjigju