Policia e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka prangosur sot 38-vjeçarin Jorgo Bashello i cili dyshohet se, ka pajisur tre shtetas të tjerë me garanci për të udhëtuar në Greqi, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Ai do të përballet me drejtësinë për veprën penale: “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)