Jepte informacione për grupet kriminale dhe i shërbente Erjon Alibejt, SPAK kërkon 4 vite burg për ish efektivin, Leonard Palushi

Jepte informacione për grupet kriminale dhe i shërbente Erjon Alibejt, SPAK kërkon 4 vite burg për ish efektivin, Leonard Palushi

Leonard Palushi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish efektivit të policisë së Elbasanit, Leonard Palushi.

Gjithashtu një tjetër masë e kërkuar nga SPAK është heqja e të drejtës për ushtrimin e një funksioni publik për plot 5 vite si dhe konfiskim i automjetit që dyshohet se e ka përfituar si shpërblim nga Erjon Alibej në këmbim të shërbimeve që i ka bërë këtij të fundit.

Palushi akuzohet për korrupsion pasiv, tjetërsimin e provave të vrasjes së Emiljano Ramazanit, i shtyrë nga Erjon Alibej me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm dhe për t’ju kundërvënë grupit të Talo Çelës.

Pasi përfitoi automjetin nga Erjon Alibej, ish efektivi, e ndërroi me qëllim humbjen e gjurmëve të aktit korruptiv.

Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij.  

Sipas hetimeve, i pandehuri, Leonard Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 13/03/2023 20:04

    4 vite burg nje polici bashkepuntor te krimit qe ka cenuar rende sigurine e qytetareve dhe sigurine kombetare? Seriozisht?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë