Jepte këshilla prindërore në Youtube, blogerja arrestohet për abuzimin e fëmijëve të saj

Jepte këshilla prindërore në Youtube, blogerja arrestohet për abuzimin e fëmijëve të saj

Ruby Franke

Një grua nga Utah, SHBA, e cila ishte e famshme për këshillat e saj prindërore në kanalin e YouTube, u deklarua fajtore për katër akuza për abuzim të fëmijëve.

41-vjeçarja Ruby Frank akuzohet se abuzoi dhe i la fëmijët të kequshqyer, ndërsa gjithçka u bë e ditur kur njëri prej fëmijëve të saj arriti të arratisej nga shtëpia ku jetonin.

Blogerja, e cila dikur kishte më shumë se 2 milionë abonentë në kanalin e saj, doli në gjykatë të hënën (18/12) me uniformë burgu.

Frank u deklarua fajtore “me keqardhje dhe pikëllim të thellë për familjen time dhe fëmijët e mi”. Dënimi i saj është caktuar për 20 shkurt 2024.

41-vjeçarja u arrestua në gusht në shtëpinë e një ish-bashkëpunëtoreje, Jodi Hildebrand, nga ku u arratis djali i saj i kequshqyer Frank, dhe kërkoi ushqim dhe ujë.

Sipas BBC, avokati i Frank ia vuri fajin zonjës Hildebrand, duke pretenduar se ajo udhëhoqi Frankun “në rrugën e gabuar”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS