Jeremic: Kërkesa për pasaporta ruse
është një apel për ndihmë

Jeremic: Kërkesa për pasaporta ruse<br />është një apel për ndihmë
Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar nga Kazakistani se kërkesa për pasaportë ruse e serbëve të Kosovës është një apel për ndihmë.

Jeremic është shprehur se kjo nuk është një përpjekje për të emigruar, por një kërkesë për t’u mbrojtur nga shtypja.

“Ata nuk e kanë këtë mbrojtje, prandaj kanë vendosur që mbrojtësi i tyre më i fuqishëm në këtë cështje të jetë partneri dhe aleati më i mirë, Federata Ruse,” thotë Jeremic.


Disa ditë më parë, disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i dërguan një letër ambasadës ruse në Beograd. Në letër thuhej se, vendimi i serbëve të Kosovës vinte si rrjedhojë e zhgënjimit të tyre ndaj pushtetit të Beogradit.

“Ky veprim është një manifestim i pakënaqësisë dhe njëherësh një vërejtje për pushtetin tonë në Beograd, sepse tregon se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë më shumë besim tek një shtet tjetër sesa tek vetë Serbia”, shkruhej në letër.

Ndërsa ditën e premte, ambasadori rus pranë NATO-s, Dmitri Rogozin, ka deklaruar se Moska është gati t’i presë me krahë hapur “vëllezërit serbë”.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit