Jeremic në OKB: KFOR
dhe EULEX shkaktojnë tensione

Jeremic në OKB: KFOR<br />dhe EULEX shkaktojnë tensione
Këshilli i sigurisë së Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot në New York, për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës. UNMIK i ka kërkuar palëve të provojnë të gjitha mënyrat e mundshme për të gjetur një mënyrë komunikimi të përbashkët. UNMIK ka kërkuar që të shmanget përdorimi i dhunës dhe ka deklaruar se mbi ngjarjet e dy ditëve të fundit do të merren masat e nevojshme për të vënë përgjegjësit para ligjit.

Më pas fjalën e ka marrë ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, i cili ka kritikuar ashpër autoritetet kosovare dhe veprimtarinë e njëanshme të forcave të KFOR dhe EULEX, që mbështetën policinë kosovare.

“Policia e kosovës, me ndihmën e KFOR dhe EULEX, ka ndërmarrë akte të njëanëshme në kundërshti me rezolutën 1244” tha Jeremic.

Jeremic u shpreh se “banorët serbë të zonës kanë pësuar padrejtësi të vazhdueshme dhe krimet mbi ta nuk janë zbardhur kurrë”. Ai ka akuzuar KFOR dhe EULEX si shkaktarët kryesorë të konfliktit të ditëve të fundit.

Jeremic është shprehur i indinjuar lidhur me mënyrën se si po trajtohen proceset për krimet e luftës, duke përmendur në mënyrë të vecantë procesin ndaj Fatmir Limaj dhe paaftësinë e EULEX për të mbrojtur dëshmitarët; pak kohë më parë dëshmitari kryesor i procesit, Agim Zogaj, u gjet i vrarë.

Menjëherë pas Jermic, fjalën e ka marrë ministri i jashtëm kosovarë, Enver Hoxha, i cili listoi disa nga arritjet në fushën ekonomike dhe ligjore të shtetit të Kosovës.

“Kosova indipendente ka sjellë stabilitet në Europë, kemi shtuar forcën e institucioneve tona, kemi pasur përparime në luftën ndaj krimit të organizuar. Jemi duke punuar për të forcuar ekonominë e Kosovës. Në buxhet parashikohet një rritje prej 6% në GDP-në e viti tjetër” tha Hoxha.

Hoxha foli më pas për gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës, duke e cilësuar si një prodhim i veprimtarisë së qeverisë serbe.

“Cështja e veriu të Kosovës është komplekse. Qeveria serbe ka vepruar vazhdimisht me të vetmin qëllim për të nxitur konfliktet. Serbia ka forca sigurie të pranishme në Kosovë, cka është kundra konventave internacionale. Beogradi na ka penguar për përmirësimin e jetës së banoreve, sepse nuk ka interes të përmirësoi jetesën e asaj zone” u shpreh Hoxha.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë