Jeremic: Serbia nuk merr
statusin pa njohur Kosovën

Jeremic: Serbia nuk merr<br />statusin pa njohur Kosovën
Në një deklaratë të dhënë për shtyp sot, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se 4 ministra të Jashtëm të BE-së kanë thënë se Serbia nuk mund të futet në BE pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

“Serbia nuk mund të futet në BE pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës”. Kështu ka deklaruar në një dalje të tij për mediat ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

Jeremiç në debatin “Serbia dhe BE”, tha se tani askush në qendrat e fuqishme me ndikim nuk ka menduar për asnjë mundësi tjetër për Kosovën, përveçse Serbia ta pranojë planin e Ahtisaarit dhe në fund të njohë pavarësinë e Kosovës, në kuptimin e plotë formal të kësaj fjale.

Më tej, ai tha se Serbia në dhjetor nuk mundi të fitojë statusin e kandidatit për në BE pa hequr dorë në mënyrë përfundimtare nga Rezoluta 1244.

"Kemi treguar fleksibilitet të madh dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje nëpërmjet dialogut me Prishtinën, mirëpo nuk mundemi ta përmbushim këtë lloj kërkese”, tha Jeremiç.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spaho i kthehet Bashës: Mos na trego përralla, i dorëzove Ramës Kuvendin dhe pushtetin vendor në 2019

Spaho i kthehet Bashës: Mos na trego përralla, i dorëzove Ramës Kuvendin dhe pushtetin vendor në 2019