JERUSALEM – Netanjahu: Ndërprerja e konfliktit në Rripin e Gazës për shkak të kërcënimeve të tjera rajonale

JERUSALEM - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi dje se Izraeli kishte pranuar ndërprerjen e luftimeve në Rripin e Gazës për të ruajtur burime përballë kërcënimeve të tjera rajonale potenciale.
"Ne kemi luftuar 50 ditë dhe do të kishim mundur të luftonim edhe 500 ditë, por ne jemi në një situatë ku kemi Shtetin Islamik në portat e Jordanisë, Al-Kaedën në Golan dhe Hezbollahun në kufirin me Libanin", deklaroi Netanjahu gjatë një interviste për televizionin publik izraelit.
"Ne kemi vendosur të mos veprojmë më në Rripin e Gazës, ne kemi vendosur të limitohemi në objektivat tanë, të rikthejmë qetësinë tek qytetarët izraelitë", shtoi ai.
Pas disa armëpushimeve njëpalëshe apo dypalëshe, dy kampet ranë dakord të martën për një armëpushim të përhershëm duke i dhënë fund luftës 50 ditore që ka shkaktuar të paktën 2 143 të vdekur nga pala palestineze dhe 73 të vdekur nga pala izraelite./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)