JERUSALEM, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu mbështetjen për krijimin e një shteti kurd të pavarur në veri të Irakut duke përshëndetur stabilitetin politik të rajonit autonom kurd në një vend në prag të luftës civile mes sunitëve dhe shiitëve.
"Ne duhet të mbështesim aspiratën e kurdëve për pavarësi", deklaroi kryeministri izraelit në një konferencë për sigurinë, në Tel Aviv.
"Kurdët janë një popull luftarak që kanë dhënë prova për angazhimin e tyre politik, moderimin e tyre politik dhe që meritojnë të kenë pavarasi politike", shtoi ai.
Qëndrimi i Izraelit përsa i përket konfliktit irakian bie në kundërshtim me atë të SHBA-së, sekretari i shtetit i të cilës, John Kerry i kërkoi javën e kaluar kurdëve të mbështesin integrimin në Irak./
/ec/ a.jor.