Në mëngjes, Egjipti hapi pikën e kalimit të Rafahut për të pritur palestinezët e plagosur në ofensivën izraelite ndërmarrë që prej tre ditësh në përgjigje të raketave të hedhura që nga enklava palestineze. Sipas agjencisë zyrtare Mena, spitalet në veri të Sinait, në kufi me Rripin e Gazës dhe Izraelin, janë të gatshme të presin të plagosurit palestinezë.
Terminali kufitar i Rafahut është i vetmi akses në territorin palestinez që nuk mund të kontrollohet nga Izraeli. /
/ec/