Qindra njerëz janë përplasur me forcat e policisë, ku këto të fundit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.
(Video të postuara nga përdorues të instagramit)
Protestuesit kanë djegur edhe një kukull të cilës në vend të kokës i kishin vendosur një foto të presidentit Trump.
[gallery]25056[/gallery]
VIDEO/LIVE protesta dhe përplasjet me forcat e policisë dhe ushtrisë
Reagimi i BE
Nga ana tjetër për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Trump ka reaguar edhe zëvendës presidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini e cila gjatë një deklarate për mediat është shprehur se BE e ka përcaktuar qartë qëndrimin e saj.
“Bashkimi Europian e ka qartësuar pozicionin e tij lidhur me këtë çështje. Ne besojmë se e vetmja zgjidhje reale e këtij konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është e bazuar në dy shtetet, ku si kryeqytet i tyre të shërbejë Jerusalemi”, është shprehur Mogherini.
Reagimi i Rusisë
Edhe Moska zyrtare ka reaguar për situatën e krijuar duke deklaruar se ishte “seriozisht e shqetësuar” mbi vendimin e Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
"Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga veprime të mbushura me pasoja të rrezikshme dhe të pakontrollueshme", thuhet në deklaratë e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com









