Së paku 4 persona, 3 gra dhe një burrë kanë mbetur të vrarë dhe 15 persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion ka përplasur disa këmbësorë në një shesh në Armon Hantziz në Jeruzalem.

Sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për sulm terrorist ndërsa policia ka vrarë autorin e sulmit.

“Ky është një sulm terrorist”, u shpreh një efektiv policie në një radio të Izraelit ndërsa shpjegoi se trupat ishin të shpërndara në rrugë.

 
(Momenti kur shoferi i kamionit shtyp personat në Jeruzalem)