Të paktën 2 agjente të policisë  kanë humbur jeten  pasi tre agresorë të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjëve në Jerusalem.

Autoritetet raportojnë se policia i ka vrarë tre personat e armatosur.

Sulmi ka ndodhur afër zonës që njihet si “Porta e Luanit” në Jerusalem.

Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa.

Nga shtatori i vitit 2015, agresorët  palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë.

Gjatë periudhës së njëjtë, forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë më shumë se 250 palestinezë, shumica e të cilëve është thënë të kenë qenë agresorë  ose do të bëheshin të tillë.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com