JERUZALEM - Dy kamikazë palestinezë kanë vrarë të paktën katër besimtarë izraelitë teksa luteshin në sinagogë në një lagje të Jeruzalemit lindor.
Autorësinë e sulmit e ka marrë organizata terroriste e Hamas, e cila tha se ‘kjo ishte një hakmarrje heroike dhe e shpejtë për ekzekutimin e Jusuf el-Rumani, një shofer autobusi palestinez që u gjend i vdekur një ditë më parë në Jeruzalem’.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Hamas është publikuar një video ku kërcënohet në arabisht dhe hebraisht për një seri sulmesh në qytetin e Jeruzalemit.
Menjëherë ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, i cili organizoi një mbledhje urgjente me udhëheqësit e sigurisë. “Do të reagojmë ashpër ndaj vrasjes mizore të hebrenjve të cilët kishin shkuar për t’u lutur”, tha Netanyahu duke akuzuar presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe Hamas si nxitës të sulmit, një nxitje që komuniteti ndërkombëtar e ka cilësuar si të papërgjegjshme.
Dhuna në Jeruzalemin është rritur shumë muajt e fundit, të ushqyer nga një mosmarrëveshje në lidhje me një vend të shenjtë, që me shumë gjasë mund të çojë drejt një lufte fetare. Kujtojmë se edhe bombardimet e fundit të Izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës nisën pas vrasjes së 4 hebrenjëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00