Jeruzalemi,debate në 'Repolitix',
ish-ambasadori: 'Dora' e Turqisë

Jeruzalemi,debate në 'Repolitix',<br />ish-ambasadori: 'Dora' e Turqisë<br>
Është përfshirë mes debateve të forta emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv, ku po diskutohet për votën e Shqipërisë kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka hedhur dyshime të forta që vota e Shqipërisë të jetë e ndikuar nga Turqia.

Nesho: Çfarë na kushtonte neve të abstenonim. 21 vende që nuk kanë nevojën që ka Shqipëria, nuk kanë vajtur. Qeveria jonë ka marrë pjesë në ato inaugurimet e radhës në Turqi dhe futej si ai pasagjeri nga mbrapa. Mendon se Turqia nuk e ka konsultuar me ta për një votë kundër SHBA? Votë e imponuar nga Turqia? Jo, është bërë me dëshirë, jo me imponim.

Xhufi: Ju po e trajnoni sikur SHBA po i shpall luftë Shqipërisë.

Mediu: Qeveria duhet të mbajë një qëndrim. Çfarë flisni muhabete kot.

Mediu: Po të abstenonim cila është kostoja?

Gjoka: Nëse do kalohej në abstenim, ti nuk ishe i pozicionuar, në një far mënyre s’do të ishe dhe konsekuent me qëndrimet.

Xhufi: Jo çdo hap i Trump është miratuar nga aleatët e mëdhenj të SHBA. Kroacia dikur votoi kundër SHBA, sot është e kundërta, sepse ka ndryshuar status. Pëllumb Xhufi: Nuk ishte surprizë vota e Shqipërisë. Nuk e di nëse ka pasur konsultim paraprak të ministrisë së Jashtme me partnerët amerikanë. E udhës do të ishte që një gjë e tillë të ketë ndodhur. Kjo gjë nuk duhet bërë çështje për jetë a vdekje.

Mediu: Këtu nuk ka asgjë sekrete, por para se të votohej po. 

Gjoka: Partneriteti strategjik me SHBA dhe BE do të vazhdojë. Kosova do të vazhdojë të ketë vëmendje të konsiderueshme. Vota kundër nuk do të ndikojë. Ngjallja e një debati të tillë sjell vlera. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike