Jeruzalemi, protesta në Gaza kundër
Trump; digjet flamuri i SHBA

Jeruzalemi, protesta në Gaza kundër<br />Trump; digjet flamuri i SHBA<br /><br>
Në lokalitete të ndryshme të Gazës dhe Bregut Perëndimor janë organizuar këtë të mërkurë protesta të shumta kundër vendimit të presidentit amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Agjencia palestineze e shtypit, “Wafa” raporton se në Gaza mijëra persona janë mbledhur në sheshin e Ushtarit të Panjohur, ku kanë ngritur parulla anti-SHBA. Ndërkohë, në faqe të ndryshme interneti janë publikuar foto të flamurit amerikan të djegur gjatë tubimeve, bashkë me atë izraelit dhe foton e Trump.

Më herët, Nasser al Qidwe, zëdhënës i partisë së presidentit Abu Mazen bëri thirrje për “protesta jo të dhunshme” kundër vendimit të Donald Trump.

Në një konferencë shtypi, ai tha se protestat për irritimin e popullit palestinez duhet të shprehen në mënyrë paqësore dhe pa dëme, “në mënyrë që t’i shërbejnë kauzës kombëtare palestineze lidhur me këtë çështje”.

Ndërkohë, në një letër drejtuar presidentit amerikan, liderët e krishterë të Jeruzalemit shprehen të bindur se, “hapat që shefi i Shtëpisë së Bardhë ka ndërmend të marrë do të rrisin urrejtjen, konfliktin, dhunën dhe vuajtjet në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë”.

Në një reagim tjetër, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit e ka cilësuar njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga Uashingtoni zyrtar “një provokim të pajustifikueshëm”. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe