Jeruzalemi,SHBA shfryn opozitën:
Marrëdhëniet s'varen nga vota

Jeruzalemi,SHBA shfryn opozitën:<br />Marrëdhëniet s'varen nga vota<br /><br>
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë alarmin e opozitës shqiptare dhe të faktorëve të tjerë brenda vendit mbi pasojat e votës së Shqipërisë në OKB kundër shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Prej 48 orësh, përfaqësues të opozitës shqiptare dhe faktorë të tjerë, kanë nisur një ofensivë sulmesh ndaj qeverisë, duke e akuzuar për votë kundër SHBA, aventurizëm, akt anti-kombëtar, akt të pafalshëm historik etj. 

Kundër qeverisë u pozicionua dje edhe kreu i shtetit Ilir Meta, duke i dërguar një letër Presidentit Trump, ku i kërkon falje për votën e Shqipërisë dje në OKB kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Por, vetë Shtetet e Bashkuara kanë sqaruar deklaratën e presidentit Donald Trump lidhur me votimin në OKB për Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duke shfryrë opozitën shqiptare, në përpjekje për të nxjerrë përfitime politike nga kjo situatë, edhe për shkak të konfliktit trevjeçar me SHBA për reformën në drejtësi. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, duke përsëritur deklaratën e Trump theksoi se vota në OKB nuk do të jetë i vetmi faktor që qeveria amerikane do të marrë parasysh në marrëdhënie me shtetet e tjera.

“Dua të përsëris atë që presidenti Trump ka thënë dje dhe se votimi nuk është i vetmi faktor që administrata do të marrë në konsideratë në lidhje marrëdhëniet tona të jashtme me vendet që kanë zgjedhur të votojnë në një mënyrë ose në tjetrën”, deklaroi Heather Nauert. Reagimi erdhi pasi ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, pati deklaruar se SHBA nuk do ta harronte këtë votë. “Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë.

Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”,
deklaroi ambasadorja. Nisur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë bëhet e qartë se votimi për Jeruzalemin s’ka asnjë ndikim në marrëdhëniet mes SHBA dhe vendeve të tjera. Në këtë kuptim letra e Metës shkoi dëm dhe është dëshmia e një përpjekje veçse për t’i bërë dëm Shqipërisë

Reagon ambasada e SHBA: Vijojmë punën për paqen
Pas votimit në OKB kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, ka ardhur dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila në një deklaratë për mediat shkruan se, deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Në emër të SHBA, Ambasada shkruan se "do të vazhdojmë të punojmë për paqen, një proces i cili do të ofrojë rezultatin më të mirë prë popullin Izraelit". "Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez",
shkruhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada për mediat.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike