Jeruzalemi, Vasili:A ka turp Rama?
Mbi të rëndon faj shumë i rëndë!

Jeruzalemi, Vasili:A ka turp Rama?<br />Mbi të rëndon faj shumë i rëndë!<br>
Vota e Shqipërisë kundër SHBA për njohjen e Juruzalemit si kryeqytet i Izraelit ka irrituar politikën shqiptare. Reagime të forta kanë ardhur nga radhët e politikanëve, ku mes tyre është edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Ky i fundit shkruan në ‘Facebook’, se kryeministri Edi Rama e do Amerikën vetëm për ta keqpërdorur për të kapur drejtësinë dhe dhunon Kushtetutën e Shqipërisë në emër të Opdatit. Më tej, ai shton se po ky kryeministër përdoret e investohet totalisht kundër Amerikës në mënyrë të paturp në kundërshtim me interesin kombëtar.

“A ka turp kryeministri ne raport me Ameriken? Kryeministri e do Ameriken vetem per ta keqperdorur per te kapur drejtesine dhe dhunon e kushtetuten e Shqiperise ne emer te Opdatit. Por po ky kryeminister perdoret e investohet totalisht kunder Amerikes ne menyre te paturp ne kundershtim me interesin kombetar. Mbi te tashme rendon nje faj shume i rende politik dhe historik.

Cdo shfajsim me votimet "antimperialiste" te se shkuares se ditzezave te partise se punes se para viteve 90' agravon akoma me shume imoraritetin dhe demin kolosal te votimit te turpshem antiamerikan ne OKB”, shkruan Vasili. 

vasili
(Postimi i Petrit Vasilit për Jeruzalemin)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike