Edhe Jessica Alba tenton të provojë biznesin. Ajo ka hapur një dyqan virtual në internet, ku tregëton produkte ekologjike të dedikuara sidomos për fëmijët e vegjël. Faqja e internetit quhet www.honest.com, njësoj si emri i vajzës së saj, Honor dhe ka si qëllim promovimin e produkteve ekologjike, duke pasur si target grup familjen. “Nuk ka qenë aspak e lehtë. Më është dashur shumë punë, durim dhe fantazi, madje shumë herë më shumë kohë sesa nevojitet për të qenë e pranishme në një premierë filmi”-ka thëna aktorja, e cila planifikon të shtrijë biznesin e saj edhe me produkte të tjera, gjithmonw te fokusuara tek ato bio. Alba e ka ngritur këtë biznes bashkë me Brian Lee, krijues i Shoe Dazzle, një ekspert ekologjist që përkrah nismat që pretendojnë produktet ekologjike.
/Shqiptarja.com








