Aktorja e njohur Jessica Alba është shpallur mamaja e vitit në një event ditën e djeshme dhe menjëherë provoi se është e denjë për këtë titull. 

Mamasë bukluroshe iu dha titulli ditën e djeshme në Beverly Hills në eventin Mother’s Day Luncheon And Fashion Show.

Ajo u shoqërua nga bashkëshorti Cash Warren dhe dy vajzat e saj bukuroshe për të marrë trofeun.

jessica alba

Alba i dha një puthje partnerit të saj dhe vajzave duke treguar edhe një herë se është një person i devotshëm ndaj familjes kur u ngjit në skenë.

Ashtu siç duken edhe në foto sytë e tyre shndrisnin nga gëzimi dhe dukeshin një familje mjaft e bukur.

Jessica dukej e adhurueshme me një fustan bojëqielli të ndërthurur me ngjyrë ari.

Gjithashtu edhe dy vajzat e saj të ëmbla.

Ajo tregoi edhe një herë që përveçse një mama e përkushtuar është edhë një femër plot stil.

(b.t/shqiptarja.com)