Kush është Sadik Kuniqi?
Është një vrasës serial i cili në vitin 2002 vrau katër persona në Shkodër, që të katërt njohje të tij dhe njerëz që i kishte pjesë të listës së tij të zezë.
Kur e ka shkruar ditarin Kuniqi?
Ai mendohet se e ka shkruar ditarin në vitet 2000-2001 vetëm pak muaj përpara se të niste serialin e vrasjeve.
Çfarë shkruan në ditar Kuniqi?
Në ditarin e tij me mbi 120 faqe Kuniqi rrëfen të gjitha padrejtësitë që ai mendon se i janë bërë dhe i shkruan njerëzve të tij të afërm ose të njohur, në ditar ai shpalos dhe planet e tij për hakmarrje.
Kur ka vdekur Sadik Kuniqi?
Ai ka vdekur në burg në vitin 2005 pas arrestimit të tij në vitin 2002 ai bëri vetëm tre vite burg.
JETA DHE VDEKJA E VRASËSIT NGA GOLLOBORDA
Sadik Kuniqi ka lindur në Gollobordë të Peshkopisë, ndërsa që prej vitit 1970 ai ka nisur të jetojë në qytetin e Shkodrës. Ai ka punuar si kapter në Degën e punëve të Brendeshme në Shkodër, për Postat e Kufirit, këtë punë e ka filluar në vitin 1970 dhe ka punuar aty deri në vitin 1974. Më pas ai ka kaluar kapter në Divizionin e Shkodrës, si teknik llogaritar dhe si shef armatimi në Brigadën Sulmuese 9470, punë në të cilën e ka bërë deri në vitin 1992. Në vitin 1992 ai është liruar nga detyra dhe ka nisur të punojë si murator. Sadik Kuniqi është babai i tre djemve, me gruan është divorcuar në vitin 2000, shkak ishin çrregullimet e tij psiqike. Në vitin 2001 ai u karakterizua nga një stil jete prej vetmitari dhe nisi të hidhte në ditar të gjitha mendimet dhe objektivat e tij duke detajuar një listë të gjatë padrejtësish dhe atentatesh që i ishin bërë dhe një listë po aq të gjatë njerëzish që duheshin ekzekutuar. Kasaphana e Kuniqit nis në janar të vitit 2002 me vrasjen e Isuf dhe Sadete Sulës. Dy muaj më vonë, në mars ai vret nënë e bir Mira dhe Xhek Simonin dhe fatmirësisht hakmarrja e tij ndalet këtu pasi policia e zbulon dhe e arreston menjëherë. Në Tetor të vitit 2002 nis gjyqi ndaj tij dhe viti 2003 e gjen të dënuar me burgim të përjetshëm. Në burg qëndronte krejt i izoluar, vuante nga skizofrenia e rënduar me paranojë dhe haluçinacione sipas mjekëve. Në qeli nuk pranonte kërrkënd tjetër. Në fillim të vitit 2005 atij i plas apendisiti në qeli, por duke qenë i vetëm askush nuk e pa dhe vetë Kuniqi nuk kërkoi ndihmë. E gjeti të shtrirë në qeli oficeri i rojës që erdhi për t'i sjellë ushqimin. Kuniqi u transportua për në spitalin e burgut ku mori një sërë ilaçesh për të kuruar komplikacionet e brendshme të shkaktuara nga agravimi i apendisitit. Marrja e këtyre ilaçeve përjashtonte përkohësisht marrjen e ilaçeve kundër skizofrenisë prej tij, pasi sipas mjekëve kjo gjë mund të shkaktonte reaksion. Kaq duhej për ta kthyer Kuniqin në një pacient të papërmbajtshëm në spitalin e burgut. Ai i ulërinte mjekëve i akuzonte si vrasës si njerëz të dërguar për ta vrarë dhe në mënyrë të përsëritur shkulte dhe largonte serumet dhe ilaçet që i jepeshin në sallën e reanimacionit. E gjitha kjo zgjati rreth 4 ditë, pasi komplikacionet e apendisitit dhe mosbindja e Kuniqit shkatërruan tërësisht trupin e tij duke i sjellë edhe fundin në vitin 2005.
(hh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com