Jeta e aktores Pamela Anderson kthehet në një film, premiera shfaqet në janar 2023

Jeta e aktores Pamela Anderson kthehet në një film, premiera shfaqet në janar 2023

Pamela Anderson

Jeta e aktores së njohur Pamela Anderson do të kthehet së shpejti në një film. Netflix, platforma e njohur ndërkombëtarisht do prezantoi një film dokumentar për jetën dhe gjendjen e aktores Pamela Anderson.  ‘Pamela, një histori dashurie’ do të shfaqet premierë në Netflix më 31 janar 2023.

Filmi pritet të tregojë të gjithë jetën e aktores së njohur, duke përfshirë disa pamje ekskluzive nga e kaluara, të cilat nuk janë publikuar më parë. Dokumentari është drejtuar nga Ryan Ëhite, i njohur për ‘Good Night Oppy’, ‘The Case Against 8’, ‘Good OI’ Freda’ dhe ‘Ask Dr. Ruth.”

Pamela Anderson u shfaq për herë të parë si modelja më e mirë e Playboy dhe Playmate në vitin 1990. Ajo vazhdoi të mbante rekordin në shumë kopertina të revistave. Ajo ka luajtur në disa filma të Hollivudit duke përfshirë ‘Superhero Movie’, ‘Barb Wire’ dhe ‘Blonde and Bloder”. Nga Netflix priten edhe seriale të reja, siç është edhe e Meghan Markle dhe princ Harry.

Netflix , me publikimin e një videoje të re, njoftoi që të gjitha serialet dhe filmat priten të kenë premierë nga janari i vitit 2023.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)